Drejtori i Portit të Durrësit, Pirro Vengu ka treguar detaje në lidhje me projektin për portin e ri të qytetit bregdetar.

Në emisionin “Now” në Euronews Albania, Vengu u shpreh se porti ekzistues nuk do të prishet, por do të ridimensionohet.

Vengu bëri të ditur se prej një viti, ka nisur pun a për detajimin inxninierik për portin e ri tregtar.

Ndër të tjera, ai nënvizoi se punimet pritet të fillojnë vitin e ardhshëm, ku faza e parë do të zgjasë 3 vjet.

“E vërteta është që ka pasur transparencë nga qeveria për të dyja projektet. Për portin e ri tregtar ka pasur sesione, konsultime publike të projektit. Prej vitit të kaluar, Autoriteti Portual i Durrësit ka kontraktuar përmes një tenderi publik ndërkombëtar, kompaninë më prestigjoze për ndërtimin e porteve dhe po bëjnë detajimin e projektit inxhinierik të portit të ri tregtar të Durrësit.

Po zhvillojmë dy porte të specizlizuara, të ridemosinuara, shtetërore. Nuk do të prishtet, do të ridemensionohet. Ka filluar puna, ka një vit për detajimin inxhinierik. Punimet pritet të fillojnë në fund të 6 mujorit të parë të vitit që vjen. Punimet do të zgjasin 3 vite në fazën e parë dhe më pas do ketë edhe faza në vijim për zhvillimin e portit”, theksoi ai.