Që emigrimi është një fenomen i vazhdueshëm për shqiptarët, që prej rënies së komunizmit, kjo nuk është më një gjë e re.

Por ky fenomen, i shkaktuar sigurisht edhe nga politika, është bërë shpesh një mjet për luftën politike të ditës.

Sali Berisha p.sh, ka shpërndarë dje një video të një fëmije, që takohet me shokët dhe shoqet e klasës, sepse po ikën në emigrim.

“Një ndarje e dhimbshme, prekëse”, shkruan Berisha, për të treguar se Rama po i përzë njerëzit nga Shqipëria. Vetëm se ka një problem: Video është regjistruar në Kosovë dhe nuk ka lidhje me Shqipërinë.

Dhe për më tepër video është bërë në verë, pasi siç shihet, fëmijët janë me të shkurtra.