Ylli i Manchester United, Cristiano Ronaldo ka qëndruar në krye të lojës së futbollit për dy dekada.

Përveç vlerësimeve të shumta dhe çmimeve që ka fituar përgjatë karrierës, Ronaldo i ka ndërtuar vetes edhe një platformë ku e gjithë bota mund ta shohë atë.

Fituesi i pesë Topave të Artë është një nga individët më me ndikim në planet, falë perandorisë që ka ndërtuar.

Ai së fundmi ka arritur në 500 milionë ndjekësve në Instagram, i vetmi që ka arritur këtë shifër deri më tani në këtë platformë.

Ronaldo bëri që interneti të merrte flakë, me ndihmën e yllit tjetër të futbollit dhe rivalit të tij, Lionel Messit.

Dy prej futbollistëve më të mirë që ka parë bota tronditën të gjithë me një imazh ikonik për fushatën e fundit reklamuese të Louis Vuitton.

Ronaldo prej disa kohësh është personi më i ndjekur në Instagram. Në shtator 2021, Instagrami i tij u bë llogaria më e ndjekur pasi arriti 237 milionë të tillë. Që atëherë, Ronaldo është ulur rehat në fron.

Lionel Messi qëndron në vendin e dytë me 376 milionë ndjekës.

Në vendin e tretë është Kylie Jenner, e cila vitet e fundit është në top 5 të listës, së bashku me Selena Gomez dhe Dwayne The Rock Johnson.

Një tjetër futbollist që është në top 25, është ylli brazilian Neymar Jr. Ai mburret me 182 milionë ndjekës me emrin e tij.

Ronaldo është një nga biznesmenët më të suksesshëm në botën e futbollit. Ai e ka bërë Instagramin një platformë që e ndihmon të fitojë shumë para. Sipas raporteve të ndryshme, portugezi fiton rreth dy milionë dollarë për çdo postim në rrjetet sociale.

Kjo shifër është e pakrahasueshme dhe shpjegon ndikimin që Cristiano ka në epokën e dominuar nga digjitali në të cilën po jetojmë.

Më 19 nëntor, Ronaldo kishte fituar më shumë se një milion ndjekës, në vetëm një ditë. Pikërisht atëherë ai postoi foton me Messin. Tani kur ka kaluar 500 milionë ndjekës, ka shumë pak gjasa që dikush të arrijë afër kësaj shifre. /Telegrafi/