Moderatorja Fjoralba Ponari është kaq shumë e dashur për publikun shqiptar. Së fundmi, ajo ka zhvilluar një “Ask me a question” dhe i është përgjigjur ndjekësve të saj. Mirëpo, dikush e ka pyetur atë nëse është e lumtur.

Por ja si u përgjigj Fjoralba:
“Kjo është një pyetje sa e thjeshtë dhe e komplikuar në të njëjtën kohë. Le të themi që po bëj maksimumin për t’i marrë më të mirën cdo gjëje, pavarësisht vështirësive që më dalin në rrugën time”.

Shtatzënia e Einxhel Shkirës padyshim është më e përfolura në rrjet. Së fundmi shoqja e saj, Fjoralba Fonari ka realizuar një bisedë virtuale me ndjekësit, të cilët edhe tek “ask-u” i moderatores janë interesuar pikërisht me një çështje që lidhet po me shtatzëninë e Einxhel.

“Thuaj Einxhel të na tregojë, si ju tregoi që është në pritje të ëmbël,”-i është drejtuar një fans/fanse Fjoralbës në Instagramin e saj.
Nëse mendoni se Ponari e emocionuar tregoi si shoqja e saj e ngushtë i tregoi se do të bëhet nënë për herë të parë, gaboheni. Fjoralba ka marrë kohën e saj, duke e analizuar shumë thellë këtë kërkesë të ndjekësit/ndjekëses, ku i kërkon të gjithëve të kenë durim dhe të respektojnë gjendjen e Einxhel.