Sonte Champions-i do të ulë siparin e fazës së grupeve me 8 ndeshje interesante.

Në orën 18:45, do të luhen dy takime: Real Madrid-Sëlltik dhe Shaktar Donjetsk-Lajpcig.

Në orën 21:00, vëmendja totale do të jetë në stadiumin “San Siro” ku Milani i Stefano Piolit do të kërkojë sonte kualifikimin ku kampionëve të Italisë u mjafton qoftë edhe një barazim ndaj austriakëve të Salcburgut.

Ndeshjet e tjera janë: Çelsi-Dinamo Zagreb, Kopenhagen-Dortmund, Juventus-PSG, Makabi Haifa-Benfika dhe Mançester Siti-Sevilja.

NDESHJET E MBRËMJES SË SOTME NË FAZËN E GRUPEVE NË CHAMPIONS