Astrit Patozi ka reaguar pas largimit të Grida Dumës dhe Alfred Rushajt nga politika.

Përmes një postimi në “Facebook”, Patozi ngre pyetjen se : “Çfarë ka ndodhur në Partinë Demokratike, prej të cilës edhe deputetët po largohen në tufa?!”

“Lajmi është se po ikin.

Po shoh se si po vrapojnë të gjithë për të gjetur se me kë do të bëhen zevendësuesit e Alfred Rushajt dhe Grida Dumës nga lista grupit parlamentar të PD, me foltoren e Doktorit apo me antifoltoren e “Alibashës”.

Ndërkohë që lajmi është se çfarë ka ndodhur në atë parti, prej të cilës edhe deputetët po largohen në tufa.

Saqë ngjasojnë me ata shqiptarët e dëshpëruar që lënë atdheun përditë duke kaluar La Manshin me gomone, pa e kthyer fare kokën mbrapa.

Për frymë popullsie i bie që më shumë po ikin demokratë nga parlamenti, se sa shqiptarë drejt Anglisë”, shkruan Patozi.