Loredana Zefi është një nga reperet më të përfolura në industrinë tonë muzikore. Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale, duke qëndruar në kontakt me ndjekësit e saj. Së fundmi reperja ka bërë një “ask me a question” në Instagram, ku ka dhënë përgjigje “goditëse” për disa tema mjaft të përfolura. Sigurisht as këtë herë nuk mungoi një pyetje rreth Rigels Rajkut, Noizy-t, me të cilin është përfolur gjatë në rrjet që pas bashkëpunimit të tyre “Heart Attack”.

“Noizy për ty është?”-e pyet një ndjekës/e Loredanën.

Reperja nuk hezitoi të përgjigjej duke u shprehur: “Një shok që nuk mund ta zëvendësojë askush.”

Çfarë është Noizy për të? Loredana shuan shumë pikëpyetje për jetën private

Kurioziteti i përdoruesve të rrjeteve sociale rreth Loredanës, padyshim është i madh.

“Çfarë të mungon më shumë në këtë jetë?”- e ka pyetur një tjetër komentues/e Zefin. Kjo e fundit preku me përgjigjen e saj duke treguar se mungesën më shumë ia ndjen babait të saj, i cili është ndarë nga jeta disa kohë më parë.

Çfarë është Noizy për të? Loredana shuan shumë pikëpyetje për jetën private

“Para apo dashuri?”-pyetjes 1 miliondollarshe nuk i shpëtoi as Lori, e cila sigurisht që e ka një përgjigje për këtë: “Edhe para edhe dashuri,”-u shpreh reperja.

Çfarë është Noizy për të? Loredana shuan shumë pikëpyetje për jetën private

Autorja e hitit “Milion Dollar Smile”, është ngacmuar edhe më tej rreth jetës së saj personale.

“A je lënduar ndonjëherë?”-një tjetër ndjekës/e e pyet Loredanën. “Po”,-përgjigjet shkurt dhe qartë reperja.

Çfarë është Noizy për të? Loredana shuan shumë pikëpyetje për jetën private