Nga Mero Baze/

Partia Demokratike ka amrrë më 25 prill ndoshta rezultatin më të mirë historik të saj qysh pas 2013. Ajo ju afrua fitores si asnjëherë tjetër dhe po të mos ishte Ilir Meta me skandalet e tij në fushatë dhe Sali Berisha, që ngjallte një lloj hezitimi tek shtresa gri e shoqërisë, ndoshta mund të ishin fituesit e zgjedhjeve të 25 Prillit 2021. Po të llogarisim këtu dhe ndryshimet në Kodi Elektoral për shkak të vendimit për tu larguar nga Kuvendi, mund të thuhet se PD është në opozitë në fakt prej Sali Berishës dhe Ilir Metës.
Por çfarë ka ndodhur pas humbjes?
Shpallja e Sali Berishës familjarisht “a non grata” prej SHBA, si hajdut që kanë futur duart në buxhetin e shtetit dhe minues të demokracisë, detyroi Lulzim Bashën si kryetar të distancoj Partinë Demokratike prej tij.

Sali Berisha mund të kishte ikur në shtëpi natyrisht i zemëruar, por i bindur se kështu së paku mund të ndihmonte forcën e tij politike të ringrihej.

Në të vërtet ai ju vërsul si një bishë e plagosur pjellës së vet dhe sot Partia Demokratike është më e dobët dhe më e shkatërruar se në gjithë historinë e saj. Sali Berisha është ringritur mbi shpatullat e trushpëlarve të PD, një shumicë militantësh brenda pakicës politike në vend, dhe ka shkatërruar tërësisht shtresën gri të shoqërisë që mundëson ndryshimin dhe është në luftë për jetë e vdekje me pjesën tjetër të partisë që nuk e pranon atë.
Pra në vërsuljen e tij drejt PD, ai ka shkatërruar dy element të rëndësishëm që e bëjnë një PD të madhe dhe me shpresë për fitoren, ka krijuar armiqësi me pjesën e moderuar të PD që mbështet orientimin perëndimor të PD dhe është kundër Berishës si dhe ka vrarë përfundimisht shtresën gri të shoqërisë që mund të votonte PD për të mundësuar ndryshimin.

Kështu nëse më 25 Prill kishim një PD që për 4 mandate humbi pushtetin, tani kemi një fraksion të Berishës që nuk shkon më shumë se 20 mandate dhe një fraksion tjetër mund të marrë aq ose më pak, duke u bërë të dy bashkë më të vegjël.
Nëse Berisha nuk do ti ishte vërsulur PD si bish që ta shqyente, pro do ikte në shtëpi, e të gëzonte lekët e vjedhura, natyrisht PD do pastrohej prej tij, shtresa gri e shoqërisë do ti bashkohej asaj dhe nuk do të ndodhte polarizimi i PD. Mbështetësit e Berishës do respektonin vendimin e tij dhe do ti bashkoheshin PD për fitore.

Mjafton ky reflektim i thjesht për të kuptuar se kush është problemi i opozitës dhe pse ajo është shkatërruar në këtë farë mënyre. Ka vetëm një emër dhe është Sali Berisha. Nëse ai do të ikte, nuk do të kishte nevojë as për bashkim as për bisedime, as për fraksione, as për gjyq për vulën dhe firmën. Thjeshtë PD do të kishte shanse të forta të fitonte pushtetin. Ky shans po i shkatërrohet prej Sali Berishës.
Për të gjithë ata që e duan atë në krye të PD, dhe akuzojnë Lulzim Bashën se po bashkëpunon me Edi Ramën, Edi Rama ka një urim nga zemra. “Të na rroj sa malet Berisha!”