Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se pas protestës së 12 nëntorit nuk ka kthim pas, deri në fitore përballë pushtetit.

Në një bashkëbisedim me qytetarët, Berisha tha se përballja do të vazhdojë deri në fitoren e plotë të demokracisë.

“Të garantoj se kjo mbështetje është frymëzuese dhe kthim pas gjerë në fitore, s’ka dhe s’do të ketë. Përballja më ketë qeveri do të vazhdojë deri në fitoren e plotë të demokracisë.”, tha Berisha.