Manuel Nojer vazhdon të mbajë qëndrim të fortë ndaj shirit me mesazhin “Një dashuri” (One Love). Reagimi i fundit nga personi më i rëndësishëm në arenën e futbollit, Xhani Infantino se simbolika e kapitenit, e ideuar dhe mbështetur nga përfaqësueset gjermane, angleze, belge edhe ajo daneze përbejnë rrezik për vendin organizator dhe popullin e tyre. Në intervistën e fundit Nojer nuk i ka kursyer kritikat ndaj institucionit të futbollit dhe drejtuesve të Katarit, duke u shprehur se: “Fuqia që ka shiriti në krah është jashtëzakonisht e madhe. Ajo nuk përbën kërcënim për askënd, madje do të ishte shumë më mirë nëse kombëtare të tjera do t’i bashkoheshin nismës në fjalë. Ne thjesht duam ndërgjegjësim nga çdo palë, pavarësisht kushteve në të cilat ndodhen.

Futbolli është loja që bashkon këdo dhe kjo do të rezultonte strategjia më efikase për të ndërtuar një shoqëri më të mirë. Nuk kam frikë të vazhdojmë këmbënguljen edhe nëse gjoba do të jetë shpërblimi, krahas shirit të vendosur me simbolikë të tillë”, citonte i zhgënjyer Manuel ndaj sjelljeve të paqëndrueshme nga presidenti Xhani dhe institucioni që ai drejton. Qëndrimit të kapitenit nga “Allianz Arena” e ka mbështetur edhe kreu i Federatës Gjermane të Futbollit, Bierhof: “FIFA në këto momente e ka humbur busullën e logjikës. Të gjithë janë dëshmitarë se mesazhi në shirit nuk përkon me një provokim, por thjesht respektimin e të drejtave të njeriut. Kjo nuk është diçka politike. Deri dje gjithçka ishte në rregull, ndërsa tani ndryshoi çuditërisht. Dëshira jonë është të prezantojmë një botë më të paqtë, pa asnjë dallim”, nënvizonte i shqetësuar numri 1 i federatës së “Pancerave”