Leonardo Di Caprio ka organizuar një festë spektakolare për 48-vjetorin e tij. Ylli hollivudian ishte i rrethuar nga disa prej emrave më të mëdhenj të industrisë së filmave gjatë ditëlindjes së tij.

DiCaprio-s iu bashkua Tobey Maguire, Bradley Cooper, Kate Hudson, Adrien Brody, Casey Affleck, Rami Malek, Ashton Kutcher, Mick Jagger, Jamie Foxx dhe LeBron James, dhe shumë të tjerë.

Por një person i veçantë që të gjithë duan të dijnë nëse ishte prezent në festën e Leos, është Gigi Hadid.

Jo, modelja nuk ishte e pranishme në ditëlindjen e DiCaprios dhe kjo gjë i ka habitur të gjithë.

Është përfolur përgjatë se aktori ka qenë në lidhje me Hadid gjatë muajve të fundit pasi ata u panë në disa evenimente së bashku. Siç raportohet nga Page Six, thuhet se dyshja po i marrin gjërat shtruar.

Leo i dha fund lidhjes së tij prej disa vitëesh me modelen Camila Marrone në gusht. Ndodhi pak pasi ajo mbushi 25 vjeç, gjë që shkaktoi goxha zhurmë në rrjetet sociale për aktorin që nuk mund të dilte me një grua mbi 25 vjeç. Por Gigi Hadid, e cila është 27- vjeç e theu këtë ‘ligj’ të aktorit./Panorama