Xherdan Shaqiri nisi si titullar sfidën e sotme kundër Kamerunit në Katar 2022 dhe u fut në historinë e kombëtares zvicerane të futbollit. Ish-lojtari i Interit, që aktualisht aktivizohet me Chicago Fire në MLS, ka marrë pjesë në katër edicione të Kupës së Botës (2010, 2014, 2018 dhe 2022) me skuadrën e Zvicrës. Lojtari me origjinë shqiptare arrin rekordin e vendosur më parë nga një tjetë shqiptar që luante për Zvicrën, Valon Behrami, që ka luajtur në 4 Botërorë të ndryshëm me kombëtaren helvete (2006, 2010, 2014 dhe 2018).