TIRANË- Nga ora 18:00 e ditës së sotme nafta dhe benzina do të shiten më lirë. Në vendimin e ri të Bordit të Transparencës, nafta do të shitet me 211 lekë për litër, nga 214 që ishte, e ndërsa benzina do të kushtojë 194 lekë, nga 195 që ishte, pra 1 lajm më pak. Gazi nuk ndryshon, do të vijojë të shitet me 71 lekë/litër.

“Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 211 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 199 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 194 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 182 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 71 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 59 lekë/litër për automjetet. Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 118 lekë/litër. Bordi i transparencës që në krijimin e tij i është përmbajtur me përpikmëri në vendimet e tij lëvizjes së bursës Platts të Mesdheut për gazoilin, benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatorëve”, thuhet në njoftim.
Nisur nga akuzat e shumta, ku kërkohet shkrirja e Bordit me argumentin se po mbron interesat e oligarkëve dhe jo të qytetarëve, sqarohet se jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën masë në bursën e gazoilit dhe benzinës