Sali Berisha ka folur në lidhje me kandidaturat e mundshme që grupi i Enkelejd Alibeaj mund të prezantojë javën e ardhshme për zgjedhjet e ardhshme lokale të 14 majit 2023.

Në një deklaratë për mediat jashtë ambienteve të Kuvendit, Berisha u shpreh se çdo kandidat i Alibeajt është në emër të kryeministrit Edi Rama.

Sipas tij, Rama kërkon të zhdukë Partinë Demokratike dhe opozitën.

“Çdo kandidat që del gjoja, është në emër të Edi Ramës. Kjo është shumë e qartë. Ne e kemi përcaktuar Edi Ramën si armikun një të Partisë Demokratike, si njeriun që kërkon të zhdukë opozitën dhe Partinë Demokratike, si njeriu që do të marrë veprimet më ndëshkuese për këto veprime.

Partia Demokratike është në të drejtën morale dhe kushtetuese të këtij vendi për të qenë opozitë e pavarur’” tha ai.