Nga foltorja e Kuvendit Sali Berisha është futur live LIVE në Facebook duke bllokuar seancën plenare dhe ka thirrur deputetët e tij që të flasin. Folën Belind Këlliçi dhe Edmond Spaho.

“Goditjen më të fortë drejtuesja e seancës ia dha Olta Xhaçkës mundësinë për u mbrojtur. E gjitha kjo bëhet vetëm për t’i mbyllur gojën opozitës. Edi Ramën sot e kanë zili të gjithë të burgosurit më famozë për gjuhën e përdorur. Dhe me Edi Ramën nuk ndodh asgjë ndërkohë që 2 deputetët janë përjashtuar për 10 ditë sepse thjesht kanë reaguar ndaj sharjeve të Edi Ramës”, tha Këlliçi kur foli.

“Të ashtuquajturit të grupit parlamentar të PD nuk kanë kurajo të protestojnë këtu me opozitën por fusin bishtin ndër shalë dhe ikin. Nuk na lejojnë të flasim për integrimin evropian që nga vit 2013 nuk ka bërë asnjë hap para. Bëhemi zëdhënësit e krimit të organizuar ndërkombëtar. BE ka paralajmëruar se nëse bëni amnisti fiskale, nuk ka integrim. Me këto tru që keni ju, nuk shkoni dot në komunitetin evropian. Porti i Durrësit është shëmbëlltyra e pastrimit të parave. Kapni krimin e organizuar, gangot e Durrësit dhe Tiranës. Shqipëria po kthehet në lavatriçe të pastrimit të parave”, tha Spaho.

‘Jam live me të gjithë botën”, tha Berisha më pas.