Gjatë takimit të radhës në Bashkinë Mallakastër bashkë me kryeministrin Edi Rama, Drejtuesi Politik i PS për qarkun e Fierit, Taulant Balla në fjalën e tij tha se këtë vit për shkak të prodhimit të lartë të vajit të ullirit jemi duke kërkuar për shitje në tregje ndërkombëtare.

“Në vitin 2019 morëm detyrën e vështirë të drejtimit të kësaj bashkie dhe në këto 3 vite jemi përballur me 3 luftëra.
1- Përballja me tërmetin, e cila edhe pse larg Mallakastrës ishte një luftë e të gjithëve ne e cila na bëri bashkë në rindërtimin.
2- Përballja me pandemine në të cilën nuk lam askënd vetëm.
3- Që prej 24 shkurtit Lufta e Ukrainës e cila ka prekur çdo qytetar europian si edhe çdo qytetar shqiptar. Si në çdo luftë ne nuk do të lëme askënd vetem si edhe e keni parë në buxhetet tona sociale, ku për Mallakastrën rrogat e naftëtarëve do vazhdojnë të merren.

Mallakastra është tokë e bekuar. Këtë vit prodhimi i ullirit dhe i vajit ka kaluar çdo parashikim dhe si me kryetarët e Bashkive edhe me Minstren Krifca jemi duke kërkuar tregje ndërkombëtar për certifikimin e prodhimeve tona, kategorizimin e tyre sipas llojit si dhe shitjen e prodhimit tonë.
Vaji vegjetal ka çmim më të lartë se ai i ullirit kjo si rrjedhojë e prodhimit të lartë këtë vit, asnjë fermer s’po hedh prodhimin e tij si pashë në një televizion të degraduar, përkundrazi jemi duke kërkuar për shitje në tregje ndërkombëtare.
Ndaj nuk duhet të jemi patriot vetëm kur luaj kombëtarja por duhet të jemi duke blerë shqip.
Ndaj qeveria do vazhdojë të punojë për të ndihmuar çdo fermerë të zonës së Mallakastrës dhe përreth dhe askush nuk do të mbetet vetëm në këtë luftë e cila sapo ka filluar të ndihet”, tha Balla.

Gjithashtu Balla theksoi se Mallakastra i ka provuar Ilir Metën dhe Sali Berishën. Aleancën e tyre e mbështet Vladimir Putin

“Mallakastër do të thotë ”Kështjellë e vështirë” dhe kjo luftë e vështirë do përballohet nga të gjithë në, bashkë.
Falënderoj qytetarët e të cilët na kanë mbështetur deri tani dhe do të na mbështesin në zgjedhjet e 14 Majit.

Ilir Meta dhe Sali Berisha të cilët Mallakastër i provuar dhe si ka parë asnjërit hajrin aq më tepër tani në aleancën e tyre të cilën e mbështet Putin dhe këtë gjë e dinë të gjithë qytetarët e Mallakastrës.
Ajo që na duhet të kemi edhe Bashkinë e Mallakastrës edhe Edi Ramen Kryeministër që të vazhdojmë punët e nisura”, përfundoi Balla.