Ndonëse ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i PD, Lulzim Basha ende njihet nga Gjykata e Tiranës, si drejtues i kësaj partie. Avokat Idajet Beqiri tha per Dritare.net, tha se zëvendësimi i tij mund të bëhet vetëm kur të ketë zgjedhje në PD.

“Lulzim Basha ka dhënë dorëheqjen nga kryetari i PD, por kjo dorëheqje duhet të shkojë në Gjykatë dhe të kërkohet çregjistrimi i emrit të tij, pra heqja e emrit të Lulzim Bashës, dhe zëvendësimi me dikë tjetër që kjo parti do të zgjedhë.

Por kjo parti nuk ka bërë zgjedhje. PD ka një grup parlamentar me kryetar Enkelejd Alibeajn, që njihet edhe si kryetari i komanduar.

Berisha me Foltoren mund të krijojë një parti të re, ndryshe nuk mundet që me logon e PD të hyjë në zgjedhje. Kur të shkojnë partitë të regjistrohen, PD do të regjistrohet me kryetar Lulzim Bashën. Berisha do të shkojë te Partia e Lirisë, sepse vetëm atë ka opsion”, u shpreh Beqiri.