Është shuar në moshën 63-vjeçarja këngëtarja dhe aktorja e njohur amerikane, Irene Cara, e cila njihet më së shumti për hitin e saj “Flashdance… What a Feeling”, për të cilën ka fituar edhe çmimin Oscar dhe Grammy, për muzikë.

Ajo e ka shtrirë karrierën e saj më së shumti në muzikalë, por edhe krahas aktorëve të njohur Clint Eastwood apo Tatum O’Neal, si aktore.

Ajo u nda nga jeta në shtëpinë e saj në Florida të SHBA-ve, por arsyet e vdekjes ende nuk janë bërë me dije.

E lindur në Bronx të New York-ut në vitin 1959, Cara ishte më e reja nga pesë fëmijë në familjen e saj.

Karrierën e nisi në një televizion, ku flitej gjuha spanjolle, duke parë edhe origjinën e saj nga Puerto Rico dhe Kuba.

Me këngë të incizuara që në vogëlinë e saj, si në spanjisht edhe në anglisht, ajo u përqas në adoleshencë për nga muzikalët e Broadway-t në “mollën e madhe”.

Por, kur u bë vërtetë e famshme, ishte viti 1980, pasi këndoi kolonën zanore të filmit “Fame”.

Pavarësisht se si aktore, nuk arriti të rrëmbente çmimin prestigjioz Oscar, edhe pse u shpall kandidate në kategorinë “Aktorja më e mirë femër”, mori lavde dhe u përjetësua në histori me këngën “Flashdance… What a Feeling”.