Kryeministri Edi Rama ka postuar një videomesazh nga investitori në Portin e Durrësit, Mohamed Alabbar.

Ne videomesazh, biznesmeni dhe sipërmarrësi global i Emirateve, Mohamed Alabbar, i njohur si themeluesi i “Emaar Properties” e zhvilluesi i Burj Khalifa, Dubai Marina dhe Dubai Mall tha se, se në Durrës do të bëjmë më të mirën e të mirave.

Ai thekson se Shqipëria më kujton se nga vij, ku zhvillimi, përparimi dhe rritja janë aty.

“Ne jemi të apasionuar pas krijimit të përvojave njerëzore dhe ne na pëlqen të krijojmë jetë të bukura. Kjo ishte shtysa e vërtetë që biznesi im i pasurive të paluajtshme të rritet 30 vitet e fundit dhe falë Zotit të kemi një reputacion të mirë, dhe me njerëz të mirë. Unë besoj vërtet se jemi shumë me fat që bëjmë atë që bëjmë në jetën tonë. Dhe për të qenë në gjendje të ëndërrojmë, e ndërtojmë. Më duket se Shqipëria më kujton se nga vij, ku zhvillimi, përparimi dhe rritja janë aty. Mendojmë se në Durrës do të bëhet më e mira e të mirave. Atëherë mund t’ja nis nga një nivel i jashtëzakonshëm për të krijuar një jetë mahnitëse”, shprehet Alabbar.

E njohur si “Durrës Yachts and Marina”, projekti është modeluar si “një ndër qytetet e reja më të qëndrueshme, që bashkon praktikat miqësore ndaj mjedisit, hapësirat e gjelbra dhe teknologjinë inteligjente për të pakësuar ndotjen e ajrit dhe emetimet e dioksidit të karbonit”.

Zhvillimi do të akomodojë jahte dhe superjahte deri në 120 metra, së bashku me hotele, rezidenca private, shëtitore, dyqane, restorante dhe hapësira argëtuese. Gjithashtu, do të përfshijë dhe terminalin e parë në Shqipëri për linjat ndërkombëtare të lundrimit.

Mbi 80,000 metra katrorë parqe dhe hapësira të lira po planifikohen gjithashtu, së bashku me 170 dyqane. Durrësi është një nga qytetet më të vjetra të Shqipërisë, i themeluar në vitin 627 para Krishtit.