Ndërsa në kinema po transmetohet dokumentari për regjisorin e madh italian, realizuar nga vajza e tij Raffaella, një ikonë e kinemasë amerikane flet për marrëdhënien midis tyre. Clint Eastwood, sot 92 vjeç, i përgjigjet çdo gjëje, përveç një pyetjeje, një temë shumë e diskutuar në kinematografi:Pse filmi “Na ishte njëherë Amerika” nuk u kuptua në SHBA, aq sa u shkurtua 1 orë? Leone nuk donte ta shihte më atë version.

Kur ndodhi takimi juaj i parë?

Sapo mbërrita në Itali. Isha hera ime e parë atje. Një përkthyes i mrekullueshëm na ndihmoi në komunikim, sepse në atë kohë unë nuk flisja asnjë fjalë italisht, dhe Sergio nuk fliste asnjë fjalë anglisht. E kuptuam njëri-tjetrin me gjeste. Folëm për kinemanë, unë u njoha edhe me familjen e tij. Por ne ishim shumë të fokusuar tek filmi. Asokohe nuk më shkonte ndërmend se ashtu si Don Siegel, Leone do të ishte njeriu që do të ndikonte më shumë tek unë si regjisor. Ai më bëri ta dua ironinë dhe të marrosem pas peizazheve në natyrë.

Si reagoi në fillim publiku amerikan ndaj western–it italian?

Në dokumentarin për të, Martin Scorsese thotë se në fillim ishte disi i irrituar sepse nuk arrinte ta kuptonte. Kishte edhe tabu, pasi mendohej se muzika jazz dhe western-i janë forma të vërteta të artit amerikan. Në fakt, të gjithë thoshin se ishte një zhanër i arrirë dhe asgjë tjetër nuk mund t’i shtohej. Por ai kishte nisur të bëhej shumë shabllon. Më pas pati një ndryshim në këndvështrim dhe ‘spaghetti western’ u cilësuan si një rilindje.

Në filmat e Leones ka gjithnjë një kohë që ri pezull…

Kjo risi që nuk mund të ndodhte në një film western normal, ishte diçka revolucionare. Ata filma janë pjesë e historisë së kinemasë, duket sikur janë xhiruar sot, dhe nuk duken aspak të vjetër apo jashtë mode. Mua më pëlqeu shumë dokumentari, më dha mundësinë të zbuloja elementë të rinj të një njeriu që mendoja se e njihja.

Në fakt ju shfaqeni pas trilogjisë…

Ju do të më pyesni pse nuk pranova të jem pjesë e filmit “Na ishte njëherë Perëndimi”. Unëpërpiqesha gjithmonë të bëja gjëra të reja. Ndaj ishte koha të provoja diçka ndryshe dhe të flisja në gjuhën time. Me Leonen nuk u ndamë si miq, por filozofikisht ndoqëm rrugë të ndryshme.

Filmat mi janë shumë ndryshme nga të tijët. Unë xhiroj shumë shpejt, me pak dubla. Madje nuk them as fjalën “Aksion!”. Unë vetëm u them😀jema nëse jeni gati, nisim! U fokusova më shumë tek historive më personale. Ndërkohë Leones i pëlqenin skenat spektakolare, shpërthimet në trena, mijëra ushtarë që luftojnë nëpër kodra…

Cilin episod ju kujtohet?

Skena e shpërthimit të urës në filmin “The Good, the Bad and the Ugly”. Piroteknikët spanjollë gabuan me kohën, dhe Leone u tërbua nga inati. Pasi ura duhej rindërtuar nga e para. Dhe pastaj skenat e filmit ishin plot me figurantë spanjollë dhe ciganë që mbanin veshur mantele, uniforma dhe armë në duar. Por t’i kishe pyetur se për çfarë bënin fjalë këta filma, ata nuk do të ishin në gjendje të përgjigjeshin.

Çfarë kujtoni nga Ennio Morricone?

Askush deri më dot nuk e ka përdorur muzikën si ai. Ndryshoi stilin dhe qasjen. Kolonat e tij zanore duket se i shtojnë fraza skenarëve, janë tinguj që flasin. Në një moment bien shumë bori dhe më pas qajnë kuajt. Është një muzikë operistike që e forcon ndjesinë e dhunës dhe të shtënave. Ennio ishte një kompozitor i shkëlqyer. Ai fitoi dy çmime Oscar, dhe njërin ia dhashë unë.

Ndërkohë Leone nuk fitoi asnjë të tillë…

Ka shumë filma të mirë që e meritonin ta fitonin dhe në fund nuk morën asgjë. Dhe vlen tëpërdoret edhe arsyetimi i kundërt. Ndonjëherë marrja e çmimit nuk varet nga cilësia e filmit. Nga Sergio më kujtohen fjalët që më bënë të bëhem një aktor më i mirë:shtrëngoje fort dhe mos e humb imagjinatën tënde, atë që ke pasur që fëmijë.

A është hero askushi, siç e quajti veten një nga personazhet e tij?

Heroi është dikush që bën gjëra të dobishme për shoqërinë. Të paktën kështu e shoh unë.

Çfarë doni në këtë jetë?

Të luaj golf, të dëgjoj muzikë jazz dhe të pi puro kubane. Por tani për shkak të moshëspërpiqem që t’i shmang ato./Bota.al