Një aksident i rrezikshëm ka ndodhur në zonën e Tiranës së re në kryeqytet. Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën dhe kanë depërtuar në trotuar, duke rrezikuar të hyjnë brenda në lokal.

Për momentin ende nuk ka detaje mbi gjendjen e personave që kanë qenë brenda në automjete.