“Procesi i Berlinit dhe Ballkani i Hapur janë dy iniciativa që nuk e pengojnë njëra-tjetrën, por gjithashtu veprojnë si “konkurrencë e shëndetshme”, tha Dritan Abazoviç, kryeministër i qeverisë malazeze në mandatin teknik në një intervistë për portalin e Sarajevës Klix.

“Unë personalisht mbështes të gjitha llojet e bashkëpunimit rajonal, çdo gjë që kontribuon në një bashkëpunim më të madh, që jemi bashkë dhe jo në armiqësi, qoftë procesi i Berlinit apo Ballkani i Hapur”, tha Abazoviç.

Ai gjithashtu vuri në dukje se Bosnje dhe Hercegovina nuk ishte lënë pas dore nga Iniciativa për Ballkanin e Hapur, por thotë ai, ishte krijuar për të gjithë.

“Kur bëhet fjalë për Ballkanin e Hapur dhe marrëdhëniet me Bosnjë-Hercegovinën – nuk kam dëgjuar që kjo nismë nuk është bërë për gjashtë vende – është e rëndësishme të theksohet se sepse ne në Ballkan gjithmonë kemi këtë zhgënjim që dikush dëshiron të bëjë”.

“Ballkani Perëndimor ka shumë për të bërë për Bashkimin Evropian, por ne duhet të kemi besim te njëri-tjetri”, theksoi Abazoviç.

Ai potencoi se po kërkohet “stabilitet politik”, nw Mal tw Zi, por se situata nuk është ashtu siç paraqitet.

“Mali i Zi duhet të dalë nga kriza kushtetuese. Mali i Zi në vitet e fundit ka shënuar rezultate që nuk i ka shënuar në histori. Duhet të arrijmë marrëveshje, apeli im është që subjektet politike të arrijnë marrëveshje sa më shpejt të mundur për gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese”, shtoi Abazoviç.