Nga Roland Qafoku

Protesta e 12 nëntorit të opozitës i arriti qëllimit të parë të saj: Pjesëmarrje masive. Të paktën 600 metra linearë të bulevardit “Dëshmorët e Kombit” u mbushën plot me njerëz që realizuan pritshmërinë e parë të atyre që e thirrën protestën: Masivitetin e saj. 12 folësa në tribunë thanë çfarë menduan dhe pankartat e reklamuara në duar krijuan kërshëri për çfarë ishte shkruar në to: “Shqipëria në rrezik! Soros non grata”, “Po digjen fondet, por jo plehrat! “Ku janë inceneratorët?”, “Faleminderit që na qite në dritë!”, “Rrogat më të ulta në Evropë. Çmimi i naftës më i lartë në Evropë”. “Edi Rama, arkitekt i shpopullimit”. “Pak ik Rama dhe Veliaj, nuk shpëton Shqipëria”, “Ku ka djegësa, nuk o pa gjë” dhe “Rilindja e Bllokut”. Por, a mjafton një protestë masive me 12 folësa dhe 9 pankarta për të ndikuar dhe diktuar te mazhoranca në mënyrë që ta trondisë thellë atë? Kjo është pyetja thelbësore që u shtrua në publik menjëherë pas shpërndarjes së protestuesëve. Ajo që vlen më shumë opozitës më jetëgjatë pa pushtet në këto 32 vjet janë zgjedhjet si i vetmi institucion që të kthen në pushtet. Dhe zgjedhje do të thotë që opozita të sigurojë më shumë vota se mazhoranca për ta fituar pushtetin që qëllimin kryesor. Mund të pyesim akoma: A ka siguri kjo opozitë se mbushja e bulevardit përkthehet edhe mbushje e kutive të votimit? A ka siguri kjo opozitë se masiviteti i protestës do të thotë masiviet në vota dhe fitore e sigurtë e opozitës. 14 maji i vitit 2023 pritet të jetë beteja e afërt e zgjedhjeve lokale. Një fitore e opozitës do të thotë një paradhomë e sigurtë për të fituar zgjedhjet parlamentare të vitit 2025. Një fitore e opozitës në zgjedhjet lokale do ti jepet asaj bonuse dhe fuqi politike që do ta dobësonte maxhorancën.

DËSHIRË E RE ME STIL TË VJETËR

Tingujt e suedezëve të “Europe” me hitin e tyre “The final countdoën” shërbeu si prelud i asaj që ndodhi për rreth katër orë në bulevard. Organizatorët kishin zgjedhur për kolonë zanore këngën e lashtë të vitit 1987 që mbetet shumë e dashur për brezin e atyre që në atë kohë ishin adoleshentë. Por ta përdorje këtë në vitin 2022, i dha protestës jo pak sens pleqërishte. Ose organziatorëve u ka mbetur ende shija në vitet kur në Shqipëri ndalohej të ndiqje hitet e botës, ose i kanë rënë shkurt duke vënë përdorur këngë që mund të jetë ende në shijet e demokratëve në moshën e të 50-tave. Organizatorët e protestave të Lulzim Bashës ishin disaster për pjesën më të madhe të detajeve për nga cilësia, por kolona zanore “Unstoppable” e australianes Sia ende rri në memorie si një supergjetje e asaj kohe. Megjithatë, detaji i parë që ra në sy në protestë ishte korrektësia me oraret. Si Sali Berisha dhe Ilir Meta dolën nga selia e tyre për tu drejtuar në bulevard fiks në orën 16.30. kur ishte bërë edhe lajmërimi zyrtar. A ju kujtohen oraret e Lulzim Bashës që vetë ai dilte një orë me vonesë dhe e shndërronte protestën e vonuar në një justifikm të gjatë pritjeje se kryetari “kishte një punë”? Epo kjo nuk ndodh me Berishën dhe Metën. Përshtypja e dytë e protestës ishte se opozita tashmë është realoisht dypolare.

Dalja e Ilir Metës dhe e mbështetësve të tij dha sinjalin se Partia e Lirisë do jetë shumë ndryshe nga LSI. Meta jo vetëm peshon më shumë si format por edhe rëndësia e partisë që ai drejton është shumë herë më e madhe. Kjo e dhe për faktin se në foltore, ndryshe nga koha kur PD e drejtonte Basha, është prezente dhe partia e dytë më e madhe e opozitës. Përshtypja tjetër ishte se oratoria e foltores së protestës kalonte herë “crescendo” dhe herë “decrescendo”. Me ritëm dhe interes të lartë kur fjalën e morën Edmond Budina, Luçiano Boçi, Aulon Kalaja dhe me ulej të ritmi kur folën disa të tjerë, mes tyre edhe ndonjë që e kishte zerin të papranueshëm dhe që i ngjante ibrikut të çajit në sobë kur nis të zjejë. Për të ardhur në dy pikat kulmore të fjalimeve të Ilir Metës dhe Sali Berishës. Ata entuziasmuan turmën dhe dhanë mesazhe që vërtetë u dëgjuan më vëmenndje. Ndërkaq, thirrjet e kujdestarit të fonisë për entuziasëm ishin më shumë acaruese se sa motivuese. Slogani i përsëritur prej tij “Rama hajdut. Boll vodhe, shko në burg” ishte i denjë për nxënësit e fillores dhe kushedi sa do jetë gajasur Rama kur e ka dëgjuar. Pra, sipas këtij slogani, vetë Edi Rama duhet të bëhet i ndërgjegjshëm që është hajdut dhe pasi ka vjedhur shumë dhe ka marrë damkën hajdut, të shkonte me këmbët e veta në burg. Ore, po nuk ka dikush aty që të ketë pak kreativitet si në përzgjedhje këngësh, tekstesh dhe sloganesh?

Personazhet e caktuar për të folur ishin në përgjithësi mirë. Kishte përfaqësues nga disa shtresa dhe grupime të ndryshme por ndonjë prej tyre linte shumë për të dëshiruar kur mezi lexonte atë që kishte të shkruar dhe prej atij apo asaj vetëm për oratori nuk bëhej fjalë. Dukej që sensi i cilësisë së të folurit në publik nuk ishte marrë fare parasysh nga organizatorët. Didsa prej tyre filsniun por as vetë nuk e kuptonin se çfarë flisnin. Pjesa më spektakolare e protestës ishin flesh-et e celularëve. Zgjedhja e një ore të përshtatshme që ato të futeshin në punë e shndërruar momentin kur u ndezën si në spektakël spontan por që të linte përshtypjen që për të ishte bërë disa prova gjenerale. Megjithatë, kulmet e protestës ishin fjalimet e Ilir Metës dhe Sali Berishës. Meta ishte në fjalën e tij më i koncetruar ndaj armikut të tij politik Edi Rama teksa tha:
“Në himnin tonë nuk ekziston fjala dorëzim, por ekziston fjala tradhëtor. Sot tradhëtori e ndjek këtë miting nga charteri luksoz dhe i paligjshëm. Shumë shpejt do të jetë përpara drejtësisë. Sepse jeni ju që e mbani këtë vend në këmbë me mund e sakrificë. Jeni ju që keni të drejtë t’i kërkoni llogari qeverisë për gjithçka. Jeni ju që mund ta shporrni qeverinë kur vjedh. Rilindja ka vetëm një agjendë, vidh, shpopullo.

Shumë më i ashpër ishte Berisha. Gjithsesi, me dy “non grata” në kurriz nga SHBA dhe Britania e Madhe, ai u bëri thirrje pikërisht këtyre dy shteve dhe BE që të mos bashkëpunonim me Ramën. Tha Berisha:“Opozita shqiptare ka trashëgiminë më të shkëlqyer të bashkëpunimit me ju. Vendet anëtare të BE, vendet anëtare të NATO-s, partneri strategjik i shqiptarëve, SHBA, të gjithë ato që keni ndërtuar, bazuar mbi vlerat që ndani, mbi votën e lirë, mbi lirinë dhe të drejtat e qytetarëve. Kushtetutshmërinë, zbatimin e ligjit. Sot, ju bëj thirrje: mos mbështesni regjimin e Edi Ramës, sepse Edi Rama është armik i votës së lirë të shqiptarëve. Çdo mbështetje për të, është dështim për shqiptarët. Sikundër nga ky shesh, duhet t’ju deklaroj se Shqipëria nuk do ketë kurrë stabilitet pa votën e lirë të shqiptarëve. Stabiliteti dhe vota, stabiliteti dhe besimi, stabiliteti dhe e ardhmja, do jenë të pandara”.

PROTESTA E PROTESTËS

Protesta krijoi në fillim një përshtypje se edhe deputetët e lëkundur të Partisë Demokratike po i bashkohen asaj. Pjesmarrja në të e Ervin Salianjit dhe Agron Gjekmarkajt ishte një shenjë e asaj që ka një dëshirë të disa figurave që të protestojnë, por njëkohësihst rrinë me një sy vigjilent se mos kjo pjesmarrje në protestë i bën ata automatikisht berishistë. Nga ana tjetër, Partia Demokratike e drejtuar nga Berisha vijon të ketë ngërçin e saj. Të paktën deri tani sipas Edmond Spahos ish-Foltorja ka 24 deputetë të konfirmuar që i janë bashkuar asaj. Por duke qenë se grupi parlamentar ka 52 deputëtë, rezulton se 28 prej tyre ose janë besnikë dhe të atashaur grupit Alibeaj, ose janë asnjanës. Pra në këtë pikë, as protesta e 12 nëntorit nuk arriti ti bashkojë dhe mbledhë deputetë për të cilët Berisha ende nuk ka gjetur epitet. Një tjetër element është raporti i opozitës me SHBA. Duket si një gungë në kurriz dhe që e shoqëron atë që e ka gjatë gjithë jetën. PD vijon ta ketë problemin dhe ngërçin kryesor raportin me SHBA. Përpjekja për ta minimizuar dhe për ta quajtur këtë “nuk është problem” është sa diletant por dhe aq dritëshkurtër. Në ansjë rrethanë dhe në asnjë situatë nuk ka ndodhur që raportet e ndera me SHBA të japin sukses në aksionet politike. Si e tillë protesta nuk e ati mbështetjen e SHBA dhe si e tillë ajo ka një element thelbësor kundër. Ta imagjinojmë për një moment sikur diplomatët amerikanë të deklaronin se mbështesnin protestën e opozitës më 12 nëntor çdo të ndodhte? Çdo të thoshte ky reagim? Pa dyshim që dimensionet e asaj që u protestua në bulevard do ishin shumë herë të mëdha. Përfundimisht, mund të themi se pa patur aleate SHBA-në asnjë protestë dhe asnjë aksion politik nuk merr vlerën që dëshiron dhe synon partia.

NË KËRKIM TË VOTAVE

Por a krijoi protesta frymën për të rritur numrin e votave të opozitës? Sot nuk dimë ta themi këtë. Janë edhe gjashtë muaj për të shkuar në kutitë e votimit dhe sjellja e opozitës me veten dhe me mazhorancën në muajtë në vazhdim do ndikojë shumë. Opozita e fitoi qëllimin e parë të saj: Një protestë masive. Qëllimin e dytë, atë të votës do ta ketë më 14 maj. Ajo ditë vërtetë pritet të jetë një ditë e rëndësishme për opozitën. Por, sigurisht dhe jo vetëm për opozitën.