Në Ditën Botërore të Eleminimit të Dhunës ndaj Grave, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale me organizatat e Kombeve të Bashkuara në Shqipëri çelën fushatën e 16 ditëve të aktivizmit kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës me bazë gjinore. Ministrja e Shëndetësisë: Rrisim 30% finacimin për Fondin Social për, për të zgjeruar shërbimet mbështetëse për grate dhe vajzat viktima të dhunë.
Të bashkuar për t’i dhënë fund dhunës ndaj grave dhe vajzave! Nën këtë moto, me mirënjohjen për ata që kanë dhënë kontributin për mbështetjen e grave dhe vajzave viktima të dhunës, u çel sot në Tiranë fushata e 16 ditëve të aktivizimit kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës me bazë gjinore. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, së bashku me drejtuesit e organizatave partnere të Kombeve të Bashkuara në Shqipëri, të Bashkimit Europian, trupit diplomatik dhe aktivistët që janë angazhuar për këtë kauzë morën pjesë në aktivitetin hapës të 16 ditëve të aktivizimit për t’I dhënë fund dhunës ndaj grave dhe dhunës me bazë gjinore, organizuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në bashkëpunim me UN Women në Shqipëri.
“Jemi mbledhur për të bashkuar zërin tonë, për të bashkuar përpjekjet tona, për të bashkuar nismat tona, për të bashkuar forcat tona, për qëllimin madhor të eleminimit të dhunës ndaj grave dhe vajzave. Të dhënat tregojnë së Shqipëria ashtu sikurse edhe vendet e tjera në Botë, vazhdon të përballet me dhunën ndaj grave dhe vajzave. Gjashtë gra kanë humbur jetën këtë vit nga dhuna në familje. Gjatë gra që do t’I kishim sot mes nesh, një humbje e madhe për shoqërinë, një humbje e madhe pë familjen, një humbje e madhe për fëmijët, një humbje e pazëvendësueshme”, tha Manastirliu.