Nga Ogerta Manastirliu/

🇦🇱🤝🇪🇺 6 Dhjetori është dita për të cilën çdo shqiptar ndihet krenar. Sali Berisha, jo.

Interesat e shqiptarëve nuk përkojnë me interesat e Sali Berishës. Interesi i madh i shqiptarëve është që të vazhdojnë përpara me ritme të shpejta në rrugën e pakthyeshme të integrimit në Bashkimin Evropian. Interesi i vogël i Sali Berishës, është që të pengojë me çdo kusht dhe me çdo mjet këtë aspiratë historike të shqiptarëve.

Për fatin e tij të keq, njolla e “non grata”-s, nuk mund të jetë kurrësesi halli i një populli, rruga e të cilit është ndarë një e herë e mirë, shumë kohë më parë, nga Sali Berisha.

🇦🇱Shqipëria do ta mikpresë denjësisht për herë të parë, në 6 dhjetor, Samitin e Bashkimit Evropian🇪🇺 me vendet e Ballkanit Perëndimor.

6 dhjetori do të shënojë njëkohësisht ditën kur shqiptarët do të braktisin një herë e përgjithmonë në hallin e tij Sali Berishën, duke i kthyer shpinën përpjekjeve të non grata-s për të njollosur Shqipërinë. 🇦🇱🤝🇪🇺