Familja mbretërore e Katarit është duke ushtruar presion ndaj FIFA-s që të ndalojë totalisht shitjen e pijeve alkoolike në të gjitha stadiumet, ku do të luhen ndeshjet e Kupës së Botës, vetëm dy ditë përpara nisjes së turneut të shumëpritur. Vendi mikpritës, ku shitja e alkoolit për të huajt është caktuar në vende të posaçme, si hotele dhe restorante të licencuar, po ushtron presion të madh ndaj FIFA që të ndalojë shitjen e birrës në 8 stadiumet e Kupës së Botës.

Nëse kjo kthesë e madhe ndodh, kjo nënkupton që Budweiser, një prej sponsorëve më të mëdhenj të turneut, nuk do të ketë mundësinë të shesë birra për tifozët dhe mund të bëjë që FIFA të shkelë kontratën me kompaninë. Tashmë bisedimet për heqjen e birrave mes Budweiser dhe FIFA janë duke u zhvilluar ethshëm pas ndërhyrjes së familjes mbretërore të Katarit. Sipas New York Times, personi që kërkon me ngulm ndalimin e alkoolit është sheiku Jassim bin Hamad bin Khalifa al-Thani.