Mijëra familje kanë përfituar falas banesa të reja me standardet më të mira falë Programit të Rindërtimit.

Ndërkohë në zonat më të prekura nga tërmeti janë ndërtuar lagje të reja me qendra shëndetësore, shkolla dhe gjithë infrastrukturën mbështetëse.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale foto të një prej godinave të rindërtuara falë këtij programi, që është shtrirë në bashkitë e Durrësit, Kavajës, Fushë-Krujës, Laçit, Lezhës e Tiranës.

Me përjashtim të 500 apartamenteve në Laç dhe lagjes së re në Spitallë, të gjitha banesat e tjera janë ndërtuar me fondet e buxhetit të shtetit.

Më shumë se 200 mijë veta u prekën nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 dhe 17 mijë njerëz u zhvendosën për shkak të humbjes së shtëpive të tyre.