Philip Foden ka rinovuar me Manchester City deri në vitin 2027. Mesfushori-sulmues 22 vjeçar ka rënë dakord me Qytetarët për të zgjatur kontratën, me klubin që e sheh si një investim me vlerë. Veç kohës në kontratë, Foden ia ka dalë që të përmirësojë edhe pagën. 200 mijë paund në javë do përfitojë produkti i akademisë, që prej 2018-19 është pjesë e ekipit të parë. Foden është shprehur i lumtur me këtë arritje. ” Shumë i lumtur që kam zgjatur kontratën time me Cityn. Ishte ëndrra ime të luaja për këtë klub kur isha fëmijë dhe jam shumë mirënjohës që ëndrra ime është realizuar. Mezi pres të kaloj edhe shumë vite të tjera këtu.Faleminderit fansave për gjithë mbështetjen tuaj”, tha Foden pas firmës.