Liliana, një telefonuese e rregullt në “Aldo Morning Show” në Tv Klan shpreh mendimin e saj për temën e ndërhyrjeve plastike. Ndonëse jeton në Detroit, SHBA ku praktika të tilla përdoren gjerësisht, Liliana është kundër tyre. Sipas saj, nuk ka arsye kur ti ke pamjen tënde dhe s’ka pse ta ndryshosh sepse në rastin e kundërt, këta persona kanë “dërrasa mangët”.

Liliana: Kur të ka lindur të ka lindur me pamjen e Zotit.

Aldo: Po.

Liliana: Me të tëra të mirat e Zotit, Perëndisë.

Aldo: Po, por edhe ndërhyrjen për të mirë e bën.

Liliana: Tani s’ke ç’ iu bën, ato kanë nja dy dërrasa mangët që i bëjnë këto.

Aldo: Po ç’të keqe ka mi Lili?

Liliana: Po si tani, ti e bën fëmijën në rregull dhe ai thotë jo, do e bëj këmbën kështu ose do bëj kurrizin ose do bëj një gjë tjetër.

Aldo: Po jo kurrizin jo, unë po them… kurrizin e hundës doje të thoje. Po t’i fryjë pak buzët për shembull se ndoshta duket më bukur, ç’të keqe ka?

Liliana: Iu fryfshin në majë të kokës këtyre se nuk marrin vesh, po i bëjnë të tëra, s’ke ç’iu bën.

Liliana thotë se ky është një biznes për kirurgët, ndërsa nëse rasti do të ishte tek mbesa e saj, sërish thotë se nuk i pëlqen sepse do dukej “me dy fytyra”.

Aldo: Nëse mbesa jotë dëshiron të bëjë për shembull, fjala vjen, mollëzat apo buzët apo ta tërheqë pak lëkurën që të duket më e dobët, ka ndonjë problem?

Liliana: Le ta bëjë po ajo s’është se duket e bukur, ajo duket me dy fytyra.

Aldo: Jo, me një fytyrë.

Liliana: Me çdo gjë, me nga dy duket.

Aldo: Po kështu e pëlqen burri.

Liliana: “Jemi bërë të bukura”, thonë. Po hiç të bukura s’janë bërë, por dalin përpara Zotit. Zoti e sjell në jetë me të tëra të mirat, të tëra këto që po i bëjnë po e shkatërrojnë veten kështu. Iu bëj thirrje këtyre çupkave të reja të mos e bëjnë veten ashtu, pse e shëmtojnë aq se vetja iu duket e bukur. Po nuk janë të bukura hiç se me dy fytyra bëhen./tvklan.al