Super gol Broja, shpërthen Stamford Brigde.

Shqiptari shkarkoi të djathën në hyrje të zonës duke dërguar topin në rrjetë, duke i kthyer dhe nje pergjigjie trajnerit te Shqiperise Edi Reja, qe deklaroi dy dite me pare se Broja eshte individualist dhe nuk ben per Napolin.

Chelsea fitoi 3-0 me Wolves për javën e dhjetë në Premier League. Trajneri Potter hodhi në fushë sulmuesin Armando Broja në minutën e 72 të ndeshjes, me shqiptarin që nuk zhgënjeu duke gjetur golin e parë me Blutë në Premier Legaue. Pas tentativash të gjata, Broja do shtangte portierin Jose në minutën e 90.

Marrje, driblim dhe goditje fantastike nga 21 vjeçari, që gjen kështu golin e parë me fanellën e Chelsea. Me kontratë deri në 2028, Armando shihet si shpresa e sulmit te skuadra që vendosi pak javë më parë Potter në stol. Me këtë realizim, Broja i dërgon “sms” trajnerit për më shumë minuta. Më herët për Chelsea shënuan Havertz dhe Pulisic. Pas tetë ndeshjeve (dy më pak), Chelsea me 16 pikë qëndron në vendin e katërt, shtatë më pak se City kryesues.