Kryeministri Rama ka reaguar sërish në Twitter për vdekjen tragjike të të riut Lear Kurti. Duke iu përgjigjur akuzave të sotme të Sali Berishës i cili tha se qesen me drogë në stomak ia kanë futur vetë policët, Rama shprehet se këto janë deklarata çnjerëzore:

Kur njeriu bëhet hienë nuk bëhet më kurrë njeri, po kur njerëzit u venë pas hienave rrezikojnë të bëhen hiena! Si mund t’u shkohet ende pas hienave që prej 24 orësh po shqyejnë një të vdekur nëpër media, duke ia hedhur fajin policisë, kur edhe vetë prokuroria ka folur qartë?!

Çdo shqiptar që i ndjek këto hiena nga mbrapa duhet të pyesë veten çfarë shqiptari është dhe çfarë kërkon pas atyre, që kërkojnë vetëm rrëmujë, konflikt, gjak mundësisht, e që hanë bukën e Shqipërisë po bëjnë duvanë e Rusisë!