Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen deklaroi se Evropa nuk është e plotë pa Kosovën. Deklaratën, Von der Leyen e dha në Prishtinë në konferencën e përbashkët për shtyp me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Von der Leyen nënvizoi se Bashkimi Evropian është i përkushtuar më shumë se kurrë në procesin e zgjerimit.

“E dashur Presidente, për ta rikonfirmuar edhe një herë. Vendi i Kosovës është në Bashkimin Evropian. Jam shumë e bindur për këtë dhe këtë ju po e dëshmoni çdo ditë. Gjithmonë do ta them, Evropa nuk është e plotë pa Kosovën. Kjo është shumë e qartë. Me luftën e Rusisë dhe Ukrainës, marrëdhëniet tona me partnerët në Ballkanin Perëndimor janë më të forta. Ju siguroj që Bashkimi Evropian është i përkushtuar më shumë se kurrë në procesin e zgjerimit”, theksoi ajo.