Aktori i njohur me origjinë shqiptare, Jim Belushi ndodhet në Shqipëri prej disa ditësh, pasi do të realizojë një dokumentar, që do të transmetohet së shpejti në median amerikane.

Së fundmi greu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka ndarë një video me aktorin, teksa i mëson të thotë “unë jam shqiptar”.

“BLUES BROTHERS Me shqiptaro-amerikanin e madh Jim Belushi, i cili realizoi për ditë me radhë dokumentarin amerikan mbi Shqipërinë, në serialin e Discovery Channel” shkruan Balla në postimin e tij.