Francesco Totti është tejet serioz me të dashurën e tij të re Noemi Bocchi. Duket se të dy së ​​shpejti do të shkojnë për të jetuar së bashku në pjesën veriore të Romës.

Jo vetëm kaq: tashmë ish-kapiteni i Romës i ka dhuruar një unazë të çmuar 34-vjeçares. Këtë e ka bërë të ditur e përjavshmja “Chi”, e cila e “kapi mat” kampionin e botës më 2006 me Italinë gjatë një darke në restorantin e njohur “Assunta Madre”.

Legjenda verdhekuqe ishte në shoqërinë e stilistes së luleve, fëmijëve të saj 10 dhe 8 vjeç, si dhe Isabelës së vogël, vajzës së “Pupone”. Në foto mund t’i shihni Totti dhe Noemi të pajisur me të njëjtin aksesor (unazë) në gisht.

“Një premtim që erdhi pas dhjetë muajsh “dashurie” zyrtare, çka është preludi i të ardhmes së bashku dhe që tregon se sa shumë përpara kanë shkuar marrëdhëniet mes të dyve”, – siguron revista italiane në fjalë.

Fjala është për unazat që mbajnë tashmë Tottit dhe Noemi: “Në këto imazhe, nga njëra anë shohim Tottin të lumtur dhe të buzëqeshur, duke vëzhguar Noemi me sy të lodhur. Nga ana tjetër shohim Noemi duke shijuar buzëqeshjen e dikujt që ka gjithçka që ajo dëshironte. Para së gjithash, burrin që ajo do”.

“Jo, nuk ka dyshime. Karficë Chanel, fustan shumë i shkurtër, çizme të zeza, Noemi është mbretëresha e mbrëmjes, – lexojmë në “Chi”, revistë e cila shton. – Ilary Blasi me siguri nuk do të kërcejë nga gëzimi duke parë vajzën e saj të vogël tashmë në familje me gruan e re të babait”.