Presidenti Bajram Begaj, ka nisur sot disa takime në qytetin e Shkodrës. Mësohet se fillimisht Begaj u prit nga kryetari i bashkisë Bardh Spahia. Takimi zgjati rreth një orë.

Ndërkohë më pas Presidenti Begaj pritet të vijojë me dekorimin e shkollës ’28 Nëntori’ me titullin ‘Nderi i Kombit’. Sakaq pas këtij aktiviteti pritet që presidenti të takohet edhe me prefekten e qarkut Shkodër, Majlinda Angoni dhe më pas me komunitetet fetare.

“Takim shumë i mirë me Kryetarin e Bashkisë së Shkodrës z. Bardh Spahia si dhe kryetaren e Këshillit Bashkiak, znj. Brisela Kadija. Vlerësoj bashkëpunimin politik në nivel lokal, një mesazh i shkëlqyer i bashkimit të forcave për të mirën e komunitetit dhe zhvillimin e qytetit”, shkruan në Twitter Begaj.