‘Shiu i meteorëve’ Draconid do të jetë shiu i parë meteorik i vjeshtës dhe konkretisht pritet të ndodhë në 9 dhe 10 tetor, por hëna e plotë do të shkëlqejë në maksimum duke zbehur paska shiun e meteorëve.

Draconidët do të krijojnë një shfaqje të mrekullueshme në qiell. Këta meteorë mund të duken se rrezatojnë nga yjësia Draco në qiellin verior, nga i cili kanë marrë emërtimin, por ato shihet se ato bien nga çdo pjesë e qiellit.

Shiu i meteorëve ndodh kur Toka kalon nëpër retë e mbeturinave shkëmbore të lëna pas nga kometat. Gjatë dy netëve planeti ynë do kalojë mes miliona shkëmbinj të vegjël të akullt të mbetur nga kometa 21P/Giacobini-Zinner, e cila kalon nëpër sistemin tonë diellor dhe kalon orbitën e Tokës një herë në 6.5 vjet, sipas NASA-s.

Megjithatë, një tjetër “shi i dytë i meteorëve që pritet në 21, 22 tetor, mund të japë një shfaqje akoma dhe më të mirë. Shiu i meteorëve Orionid do të arrijë kulmin midis 21 dhe 22 tetorit të këtij viti ku deri në 20 meteorë mund të bien në orë. Ato shihen më së miri në qiell, pas mesnate dhe mund të duket se e kanë origjinën nga rrezatuesi i tyre, yjësia Orion.

Por si Draconidët, meteorët Orionid mund të shihen kudo në qiell dhe NASA rekomandon kërkimin e meteorëve Orionid në 45 deri në 90 gradë nga Konstelacioni Orion.