“Dance Albania” si duket ka krijuar situatë të tensionuar brenda televizionit “Klan”, të paktën kështu shprehet Alketa Vejsiu e cila dhe drejton këtë show.

Vejsiu zbuloi se kolegët e saj brenda këtij televizioni si Blendi Fevziu, Rudina Magjistari, Ardit Gjebrea dhe së fundmi ardhja më e re, Luana Vjollca kanë dërguar letra ku ankohen.

Alketa Vejsiu: Mamaq, kur kishte këtë emisionin e Ermalit këtu, ke marrë ndonjëherë ndonjë letër ankimimi nga kolegët? Ndonjë letër poshtë derës?

Ermal Mamaqi: Përjavë merrja.

Alketa Vejsiu: Po kush ankohej më shumë për ty?

Ermal Mamaqi: Po kush të mundej, e kishin me radhë.

Alketa Vejsiu: Se është bërë nami për Dance Albania. Kemi patur një letër nga Fevziu, një tjetër nga Gjebrea, një nga Magjistari pasdite, edhe Luana Vjollca tani që është hyrja më e re në formacion, ankohen të gjithë për ne.

Ermal Mamaqi: Për çfarë? Për orarin?

Alketa Vejsiu: Aludo njëherë ti pse..

Ermal Mamaqi: Padyshim që janë xhelozë që të gjithë.

Alketa Vejsiu: Jo i duam shumë që të gjithë. Ankohen se bërtet shumë Orgesa Zaimi, bërtet shumë.

Orgesa Zaimi: Unë kam marrë shumë vërejtje nga fonistët këtu në Klan, a mund ta ulësh pak decibelin.