Revista gjermane “Der Spiegel” raporton se krerët e Shërbimit Federal të Inteligjencës të Gjermanisë, Bruno Kahl, (BND) Zyrës Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës Thomas Haldenwang (BfV) dhe Shërbimit të Inteligjencës Ushtarake Martina Rosenberg kanë paralajmëruar parlamentin gjerman se Rusia do të arrijë një sulm bërthamor në Ukrainë. Gjithashtu, ata janë shprehur se shërbimet sekrete ruse mund të kryejnë atentate politike në tokën gjermane. Shefi i BfV tha se lufta në Ukrainë ka “ndryshuar rregullat e lojës” në të gjitha fushat e politikës dhe përbën një kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë e Gjermanisë në vend. Haldenëang tha se 40 spiunë rusë u dëbuan nga Gjermania në prill, “por kjo nuk është e gjitha”.