Në emisionin “Shqip” nga Rudina ishte i ftuar miku i Dritare TV, inxhinieri Bardhyl Reso për të folur për disa nga zhvillimet e fundit në vend por edhe në arenën ndërkombëtare.

Në një lidhje nga SHBA nëpermjet Skype, zoti Reso ndau mendimet e tij lidhur me Strategjinë Kombëtare të propozuar nga Biden, gjendjen në të cilën kjo strategji e gjente poltikën shqiptare, dhe pozicionin e zotit Berisha si non-grata.

“Pashë publikimin për Strategjinë e Sigurisë Kombëtare të SHBA, për përballimin e sfidave geopolitike ndërkombëtare aktuale dhe këto për të ardhmen, për të kapërcyer me sukses ruajtjen e një rendi botëror demokratik si dhe kontributin që duhet të japë SHBA dhe aleatët e saj për kapërcimin me sukses të këtyre sfidave të mëdha. SHBA është lokomotiva e politikës botërore. Po shikoja fjalimin e Borell që ishte një derivat i kësaj strategjie të propozuar nga Biden. Edhe vetë fjalimi i Borell ishte një reflektim total i materialit që është publikuar nga SHBA. Ne duhet të kemi parasysh diçka. Shqipëria është një vend i vogël dhe roli që mund të luajmë ne mund të jetë shumë i rëndësishëm, por problem është që është për të nderuar fakti, për Shqipërinë, që ne jemi vënë në mbështetje të SHBA për një problem aq të madh si deklarata që paraqitëm në OKB, së bashku me SHBA për atë që bëri Rusia, aneksimin e tre krahinave të Ukrainës. Biden e di që ky është një konflikt i hapur që vazhdon që nga Lufta e Ftohtë, sepse në njëfarë mënyre SHBA doli fituese, komunizmi thuajse u zhduk. Nuk qe komunizëm i butë, në Shqipëri ishte komunizmi më i egër nga të gjithë. Shkalla e demokracisë në Shqipëri mund të krahasohej me atë të Kinës në kohën e revolucionit kultural. Në Evropë ishte komunizmi më autoritar.

SHBA dhe Evropa po merrem me tema shumë të mëdha, globale që ne na prekin të gjithëve. Unë në Shqipëri nuk e kuptoj, si ka njerëz që ndjekin dikë që është shpallur non-grata nga SHBA pikërisht për një nga këto pika kaq të rëndësishme. Cënues i demokracisë. Kur SHBA dhe Evropa po diskutojnë pikërisht si të ndalojnë vende si Rusia dhe Kina si cënuese të demokracisë, të mendosh që në Shqipëri mund të ketë rotacion me nje lidër të tillë, fakti që ne akoma mendojmë që me një parti e cila nuk ka koherencën e nevojshme me SHBA, të mendojmë që do bëjmë rotacion për një shtet demokratik me të drejta më të mëdha.

Nuk mund të ketë rotacion për një shtet demokratik me një parti që nuk është në koherencë me SHBA. Me një parti e cila nuk ka koherencën e nevojshme me SHBA, nuk mund të ketë rotacion për një shtet më demokratik, me më shumë të drejta që do të ketë votime të vërteta, me primare etj etj. SHBA po diskuton për strategjinë botërore në vendet që cenojnë demokracinë. Shqipëria ka një politikan të rëndësishëm që akuzohet për cenim të demokracisë. Ky është një paradoks. Unë nuk e di si mund t’i rrinë pas politikanë të tjerë. Ose ata që i vërdallosen. Sepse mua më duket se shumica i vërdallosen.

SHBA-të kanë vënë si detyrë të gjithë organizatave dhe kompnaive të mëdha amerikane, të bëjnë një hop cilësor sa i takon teknologjisë dhe në mënyrë të vecantë forcimi dhe rimodernizimi i ushtrisë amerikane. Këshu që Europa i ka kuptuar gabimet e bëra, dhe fakti që tani po i mbeshtet propozimet amerikane për t;iu larguar influencave të rusisë dhe Kinës, tregon se bashkëunimi mes BE dhe SHBA në të ardhmen do të jetë më i frytshëm dhe më në interest ë BE dhe të gjithë vendeve të tjera, që janë tashmë pjesë e bllokut, apo priten të anëtarësohen, siç është Shqipëria”, u shpreh zoti Reso në Dritare TV./M.K/L-F/dritare.net