Kryeministri Edi Rama në një konferencë me presidenten e KE, Ursula von der Leyen folën mbi samitin BE- Ballkani Perëndimor që do të mbahet në dhjetor në Tiranë.

Von der Leyen ka sqaruar se në samit do të flitet mes të tjerash edhe rreth luftës, krizës energjitike, situatës ekonomike dhe çështje të cilat do të jenë aktuale në kohën që do të mbahet samiti.

Rama: Pritshmëria është të zbresin në Tiranë një herë të gjithë liderët e Eruopës.Të diskutojmë për temat e Ballkanit Perëndimor, të shohim ç’ështe bërë e ç’mund të bëhet për vitin e ardhshëm deri në samitin tjetër.

Është krijuar një sinergji pozitive BE-Ballkani Perëndimor. Edhe pse nuk jemi BE, atë E e kanë kuptuar mirë. Europainë ne euopianë ata. Fatet në gjëra të mëdha i kemi të përbashkëta. Kemi bërë avancime historike na raport, rajon ku Shqipëria ka një rol të dorës së parë e BE.

Von der Leyen: Do diskutojmë situatën politike, në qendër do jetë lufta e si mund të mbështesim më tek Ukrainën. do qendrojmë krah saj derisa të duhet, Energjia do jetë gjithashtu një pikë e diskutimit. Do kenë edhe tema të tjera si infrastruktura e si do trajtohet kriza. Do të flasim për zhvillimin ekonomik dhe aktualitetin. një gjë që pres të diskutohet është mikpritja e mrekullueshme e Shqipërisë e di që do të jetë një samit i mrekullueshëm e nuk do të zhgënjehem.

Rama: Bashkë me delegacionet do vijnë edhe shumë gazetarë që i përkasin kategorisë së politikës e që rregullisht mendojnë që Shqipëria është vend i rrezikshme e do kuptojnë që Shqipëria ka vetëm një rrezik të dashurohesh me të.