A do jetë mjeku Ilir Alimehmeti kandidat i Partisë Demokratike për kryetar bashkie në Tiranë? Kjo ka qenë pyetja që i është bërë Sali Berishës, me këtë të fundit që ishte i dyzuar në përgjigjen e tij.

Ai tha se më herët PD e ka fituar Tiranën me persona me profile politike. Edhe pse nuk dha një përgjigje direkte, u duk se Berisha i qëndron bindjes së tij se Tiranën mund ta marrë përsëri me kandidat politik.

Berisha: (Për mjekun Alimehmeti) Me reputacion të plotë, të njohur. Vlerësimin tim e ka maksimal. Por a do jetë ai apo një tjetër…

Cili do jetë profili?

Berisha: Tiranën e kermi fituar 3 herë me profil politik, e kemi fituar 4 herë. Me Sali Kelmendin, Albert Brojkën, me Spartak Ngjelën. Se e fitoi Ngjela, por ja mori me banda Edi Rama. Dhe me Bashën. Tirana është fituar 4 herë nga PD. Me profil politik në të 4 rastet, çka do të thotë që fiton profili politik.