Deputeti demokrat Saimir Korreshi ka zhveshur kostumin e politikanit dhe në një festë private me familjarët e tij, ka zbuluar gjininë e foshnjes që do ta bëjë baba për herë të dytë.

Së bashku me bashkëshorten e tij, shfaqen të lumtur teksa mësojnë nga tollumbacet se do të bëhen prindër të një djali. Goditja e tollumbaceve me ngjyrë blu ose rozë tashmë është kthyer në traditë për ciftet që presin fëmijë.

“Korriku që vjen do të jetë më i nxehtë”, shkroi Korreshi videon që publikoi në Facebook.

Të dy janë prindër të një vajze të vogël. Korreshi njihet si deputeti që nuk heziton të thojë hapur kritikat për qeverinë si dhe të tregojë shqetësimet e qytetarëve.