Skënder Hitaj është emëruar drejtor i ri i policisë së Durrësit, i cili pritet që të marrë sot detyrën. Skënder Hitaj është emri i parë i propozuar nga Muhamet Rrumbullaku, për drejtor qarku. Hitaj, deri sot ka mbajtur postin e drejtorit të qarkut Dibër, ndërsa një karrierë prej 2 dekadash në Policinë e Shtetit.

Ndërkohë drejtori i Policisë së Dibrës Dhimitraq Ziu, është transferuar në Durrës. Hitaj zëvendëson ish-drejtorin Neritan Nallbati i cili u emërua zv.drejtorit i policisë së Shtetit në drejtori të Përgjithshme. Rrumbullaku pritet të bëjë të tjera ndryshime në rang drejtorie dhe komisariate në vend.