2 persona janë vënë nën hetim pasi tentuat të kalonin në pikën kufitare të Rinasit duke paraqitur dokumente të falsifikuara. Gjatë kontrollit të bagazheve të tyre u gjetën edhe dokumente të tjera të falsifikuara.

Personat të cilët janë vënë nën hetim janë: një 49-vjeçar me iniciale Xh. J., nga Suhareka e Kosovës dhe një 38-vjeçar me iniciale K.R, nga Lushnja Ata akuzohen për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose i vizave” dhe “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”.