Një reper rus i ka dhënë fund jetës së tij për të shmangur rekrutimin në luftën barbare të Vladimir Putinit në Ukrainë. Daily Mail shkruan se Ivan Vitalievich Petunin, 27 vjeç, i njohur me emrin e artit Walkie, besohet se ka kryer vetëvrasje të shtunën e 1 tetorit në qytetin jugor rus të Krasnodarit. Trupi i tij u gjet pranë një ndërtese shumëkatëshe në Rrugën Congressnaya pasi muzikanti 27-vjeçar regjistroi një video-mesazh dhe e publikoi në kanalin e tij Telegram në të cilin thoshte se nuk donte të vriste për asnjë ideal.

Petunin, i cili më parë kishte shërbyer në ushtrinë ruse dhe ishte trajtuar në një spital psikiatrik, u tha fansave të tij: “Kur të shikoni këtë video, atëherë unë nuk do jem më gjallë. Nuk mund ta marr mëkatin e vrasjes në shpirt dhe nuk dua. Nuk jam gati të vras ​​për asnjë ideal, nuk jam gati te vras te ngjashmit me mua’. Ai gjithashtu dukej se kishte frikë se mobilizimi i pjesshëm i Putinit mund të shndërrohej së shpejti në një draft të plotë ushtarak, mes pretendimeve se Moska po planifikon të thërrasë 1 milion burra për të shpëtuar pushtimin e dështuar.

Më shumë se 194,000 qytetarë rusë kanë ikur në Gjeorgjinë fqinje – e cila u pushtua nga Rusia në 2008 – Kazakistani dhe Finlanda që kur Putin njoftoi një mobilizim të pjesshëm të rezervistëve për të forcuar trupat e tij në Ukrainë. Në disa raste, madje meshkujt rusë kanë dëmtuar veten e tyre duke shkaktuar thyerje të gjymtyrëve për të shmangur rekrutimin.