Kryeministri Rama në një komunikim me qytetarët nëpërmjet Facebook-ut i kthyen përgjigje komenteve. Qytetari: Bir nëna bir mendo, 4646 metra pa leja në qendër. Mendo ç’keni bërë me periferinë në 22 vite që e qeverisni Tiranën, Partia Socialiste. Se ata të tjerët 10 e kanë pasur, vetëm kioska dini të ndërtoni.

Rama: Për fat të keq jo. Edhe pse me sa kuptohet, për derisa na drejtohesh ju që e qeverisin, i bie që je i pjesë tjetër. Nuk ka problem. Jo. Jo jo. Ata të tjerët kanë bërë rrumpallën më të madhe të kontinenti tonë dhe një nga rrumpallat më të mëdha të planeti tonë të krahasueshme vetëm me favelat në Amerikën Latine. Se çfarë kemi bërë ne me Tiranën e tregon Tirana, e ka treguar dhe e tregon sot. Dhe se çfarë kanë bërë ata me Tiranën e tregon historia e tyre edhe e para edhe e dyta.

Po të ishte ndryshe Tirana nuk ishte sot një kryeqytet aq shumë i vizituar nga turistë të huaj që rriten çdo vit e çdo vit. Kështu, që bir nëna bir… Patjetër, bir nëna bir… se çfarë i është bërë këtij qyteti prej atyre që sot kanë kurajën të hapin goja dhe të flasin për ne. Këtë realisht bir nëna bir… se s’ka kush e tregon më thënë të drejtën, këtu bashkohem me ty…