Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se Fieri ka aset të jashtëzakonshëm, ka një det që është një nga pjesët me potencialin më të madh të gjithë zonës së Adriatikut.

Në fjalën e tij gjatë një takimit të zhvilluar në plazhin e Darzezës në Fier, Rama tha se “është e rëndësishme të prekim një aspekt që mbetet me një potencial të jashtëzakonshëm por për shkak të mënyrës se si erdhën punët në mandatin e dytë nuk e kemi cekur aq sa duhet. Rrugën e Semanit ne e nisëm pastaj fondet jo vetëm nga rruga e Semanit, por edhe një sërë projektesh të tjera i spostuam se na ra fatkeqësia e tërmeti”.

“Mbetemi të bindur dhe jam i sigurt që kjo zonë do të jetë një vlerë e jashtëzakonshme shtuar për Fierin dhe ekonominë kombëtare. Po të shikojmë të gjithë karakteristikat e zonës jemi në potenciale të përafërta nuk po hyj cila më shumë e cila më pak me zonën poshtë të Gjiri të Lalzit jemi në kushtet ku mund ta nisim gjënë pa pasur përpara pengesat e tmerrshme të një të shkuare, injorance, barbarie dëme të shkaktuara që i vënë në gjysmë në hije edhe investimet që kur morëm detyrën me tjetër cilësi kualifikimi ndërtimi urban me cilësi ndërtimesh. Sot janë komplet të integruar edhe investimet e zhvilluesit
për këtë arsye kemi edhe të tjera investime të reja që bëjnë diferencën, por të kufizuar nga situata deformimesh të mëdha paraprake”, tha Rama.

Kryeministri Rama u shpreh se “na vjen shumë mirë që na vjen shumë mirë kemi mundësi të marrim edhe një projekt ide. Këtu është një ide që do të rishikohet rrënjësisht se i kemi bërë vërejtjet tona për të pasur një turizëm shumë të përparuar nga pikëpamja e standardeve ekologjike pa atë intensitet që ka projekt ide që shfaq këtu dhe më shumë tepër qasje për të sjellë nga një anë gjithë publikun shqiptar në hapësirat të pafundme janë rreth 25 km që presin të ceken deri në zonën e Divjakës, ku edhe aty duam të zhvillojmë më shumë kujdes se kemi e aty asete fantastike”.

Rama tha se “me parqet fotovoltaike, me disa zhvillime në fushën e energjisë së rinovueshme, me argroturizmat që kanë filluar por që duhet të nxiten dhe më tej në zonën brenda të qarkut, me Apoloninë e bëjnë këtë një destinacion ku turizmi do të sjellë një vlerë të shtuar. Pra do të sjellë më shumë vende pune dhe më shumë të ardhura dhe për familjen”.

“Ne kemi pasur këtë vit një vit sezon turistik të jashtëzakonshëm prurjesh dhe ajo që spikati këtë vit është se turizmi ka qenë i shtritë në të gjithë territorin, që nga Thethi, që ka pasur një numër të rritur turistësh e deri thellë në zonën e Përmetit, ku vetë shifrat e ekonomisë lokale tregojnë këtë gjë”, tha Rama.

Kryeministri theksoi gjatë fjalës së tij, ne kemi arritur ta nxjerrim vendin nga bataku i imazhit sesa pis është aty, sa keq shërbehet, ndërsa sot realisht gjatë këtij sezoni, Shqipëria ka qenë e pranishëm me emër për mirë në të gjitha mediet ndërkombëtare e deri tek mediat nordike. Kështu kjo është prova që ne kemi mundësinë të tërheqim turistë edhe më tepër.

“Falë aksionit Kombëtar të Pastrimit është bërë një punë e lavdërueshme me pastërtinë e mjedisit”, tha Rama.

Rama tha se, ne duam të bëjmë më shumë edhe në drejtimit të aktiviteteve kulturore që i adresohen fëmijëve dhe të rinjve, teksa do të fillojmë edhe me ndërtimin e rrugës së Semanit dhe përgatitet e tjera që kjo sinergji e krijuar të nxisë investime infrastrukturore që mbështesin zhvillimin e ekonomisë.