Kryeministri Edi Rama e mbylli vizitën e tij në qytetin e Përmetit me një batutë për Tërmet Pecin dhe Alma Hoxhën.

“Tërmet, tërmeti, ka tërmet, ka dhe Përmet. Publiciteti i tërmetit, arma e Përmetit”, tha Rama.

Këtë video e shoqëroi me një shkrim ku përshëndeste socialistës e Përmetit dhe të Tepelenës. Një mesazh të nënkuptuar e kishte për zgjedhjet e ardhshme 2023.

“Ishte ditë e bukur falë Përmetit, që ka marrë një nur të veçantë (normal që ka kaluar 60 mijë turistë deri tani dhe hotelet e bujtinat plot), falë punëve të bukura të Almës dhe Denisave të saj, bisedave me përmetarët, qytetarëve fisnikë që na u bashkuan në takimin e madh pasdite apo në mbrëmjen frymëzuese me Krenaritë e Komunitetit që mbylli ditën e gjatë, po padyshim edhe falë grupit të asamblesë socialiste të Përmetit e Këlcyrës, që e përshëndes me këtë video për gjithë socialistët e zonës, përfshirë edhe ata Tepelenës. Dhe ju grupi mos harroni porosinë e fundit” – shkruan Rama