Presidenti rus Vladimir Putin tha se “topi është në fushën” e Bashkimit Evropian, pasi deklaroi se ai është i përgatitur të rifillojë furnizimin me gaz në Evropë përmes një lidhjeje të gazsjellësit Nord Stream 2, që lidhet me Gjermaninë, nën Detin Baltik.”Rusia është gati për fillimin e dërgesave. Topi është në fushën e BE-së. Nëse ata duan, atëherë çezmat mund të hapen dhe kjo është kaq,” tha Putin.

Duke folur në forumin energjetik të Moskës të mërkurën, udhëheqësi rus akuzoi SHBA-në se qëndron pas shpërthimeve që shkaktuan rrjedhjet e gazit në Nord Stream 1 dhe 2 më 30 shtator. Ai tha se SHBA dëshiron të dobësojë Evropën dhe të detyrojë bllokun t’i drejtohet kompanive amerikane të gazit.“Nuk ka dyshim se ky është një akt i terrorizmit ndërkombëtar, qëllimi i të cilit është të minojë sigurinë energjetike të të gjithë kontinentit”, tha Putin.”Logjika është cinike, të shkatërrosh, të bllokosh burimet e energjisë së lirë, të privosh miliona njerëz, konsumatorë industrialë të gazit, ngrohjes, energjisë elektrike dhe burimeve të tjera dhe t’i detyrosh ata të blejnë të gjitha këto me çmime shumë më të larta.

Të detyrosh”, shtoi ai.Uashingtoni i ka mohuar akuzat. Një hetim është duke u zhvilluar për shpërthimet muajin e kaluar që çanë tubacionet e ndërtuara nga Rusia në shtratin e Detit Baltik. Evropa dyshon për një akt sabotimi për të cilin Moska u përpoq të fajësonte shpejt Perëndimin.Lufta e Rusisë kundër Ukrainës ka nxitur një përpjekje të madhe nga BE-ja dhe vendet e tjera evropiane për të hequr dorë nga mbështetja e tyre në naftën dhe gazin rus dhe për të kërkuar furnizues alternativë. Ministrat e Energjisë së BE-së u takuan në Pragë të mërkurën në përpjekje për të rënë dakord për masat e reja për të trajtuar krizën energjetike dhe liderët pritet të nënshkruajnë masat e reja javën e ardhshme.