Barcelona mbeti e tërbuar pas humbjes 1-0 në Ligën e Kampionëve ndaj Interit, duke besuar se duhej të ishte akorduar një penallti pas një loje të dukshme me dorë nga Denzel Dumfries. Ndeshja mes Nerazzurrëve dhe Blaugranëve ishte e mbushur me dramë mbrëmë, me të dyja palët të frustruara nga gjyqtari Slavko Vincic në pika të ndryshme të lojës, megjithëse ky i fundit mbeti më i hidhëruar pas tre incidenteve në veçanti – goli i anuluar i Pedrit, një ndërhyrje e rrezikshme nga Hakan Calhanoglu dhe lojë e dukshme me dorë e Dumfries në zonën e rreptësisë.

SportMediaset bën me dije se Barcelonës nuk iu dha një penallti për faktin se loja me dorë nuk ishte e qartë në kamerat VAR, duke i lënë zyrtarët në dyshim.

Pas ndeshjes, një video u shfaq në televizionin spanjoll që tregonte një kënd tjetër, ku topi dukej qartë se goditi dorën e mbrojtësit të Interit. Barcelona mbeti e tërbuar pas ndeshjes dhe thuhet se do të raportojë gjyqtarin Vincic në UEFA.